"Besa është e shenjtë" sondazhi i KE bën zbulimin e trishtë për shqiptarët

Aktualitet

Kur dikush flet për shqiptarët si popull nuk mund të mos përmendë fjalën e dhënë, të cilën ne e quajmë të shenjtë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Por kjo duket se është vetëm një mit pasi realiteti është shumë larg nga e vërteta.

Nga anketa për Cilësinë e Jetës së Europës, ku përfshihen vendet e BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, rezulton se shqiptarët të jenë populli më mosbesues i Europës.

Monitor shkruan se shqiptarët janë mosbesues në gjithçka, duke nisur nga institucionet drejtuese dhe ato ligjore, por edhe tek njëri-tjetri.

Shqipëria ka shënuar gjithashtu pikët më të ulëta në të gjithë Europën për besimin tek parlamenti dhe tek sistemi ligjor.

Por ndryshe nga disa vende të tjera fqinje si Maqedonia apo Greqia, shqiptarët kanë besimin më të lartë tek mediat.

Besimi në media në Shqipëri shënoi 4.6 pikë, ndërsa mesatarja europiane shënoi 4.8 pikë.

Vendet si Finlanda, Danimarka apo Austria reflektojnë besimin më të lartë në polici, ndërsa më të ulëtin Maqedonia, Bullgaria dhe Sllovakia.

Për sa i përket besimit në sistemin bankar, Shqipëria ka të njëjtin nivel si mesatarja e Bashkimit Europian me 4.9 pikë. Vendet kandidate kanë reflektuar besim të lartë tek bankat krahasuar me vendet anëtare të BE-së që u prekën më së shumti nga kriza financiare e vitit 2009 si Italia, Greqia, Spanja, Kroacia.

Përsa i përket ekonomisë së vendit, në Shqipëri, besimin më të ulët e kanë të papunët, me 2.9 pikë.

Në Anketën e Cilësisë së Jetës 2016 janë mbledhur të dhëna të krahasueshme dhe të besueshme në të gjithë Europën, dhe për herë të parë janë përfshirë vendet si Shqipëria, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia dhe Turqia.

ME TE LEXUARAT