Berisha zbulon skenarin: Ja çfarë ndodh nëse Xhafaj nuk jep dorëheqjen

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në News 24, në emisionin “Studio e hapur”, ka treguar skenarin, nëse Xhafaj nuk dorëhiqet.

Sipas Berishës, Xhafaj sa më shumë të rri në detyrë, aq më shumë rrezikon që të marrë me vete Ramën. Berisha tek studio.

Kliko per me shume info

Pse e kërkoni dorëheqjen e Xhafës?

Sepse ky ministër është një familje mafioze, Xhafaj kanë një pasuri që kanë kufi vetëm qiellin.

Po gjatë kohës suaj a janë pasuruar?

Ka pasur të dhëna për Xhafën, kanë patur edhe të huaj, gjëra konkrete nuk kanë thënë gjë. Ne po luftojmë familjet mafioze të pushtetit.

Nëse Xhafaj largohet , qeveria është në rregull?

Absolutisht që jo. Sepse nuk mund të bëj një Ministër i Brendshëm.

Një kryeministër me dy ministra të implikuar, pse nuk kërkoni rrëzimin e qeverisë?

Është një betejë e gjatë, por që do arrijmë suksesin në fund. Ku është sot Saimir Tahiri, sepse opozita luftoi në mënyrë spektakolare. Ku është Xhafaj sot një kufomë, është në detyrë por nëse qëndron në detyrë, merr dhe Ramën me vete.

Berisha me deklaratë të fortë: Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por..

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në emisionin “Studio e hapur”, me Eni Vasilin ka deklaruar se në Shqipëri ka ardhur kërkesa për ekstradimin e tij dhe është fshehur.

Në Shqipëri ka ardhur kërkesë për ekstradimin e vëllait të Xhafës, por nuk është ekzekutuar.

Ju po thoni që ka ardhur kërkesa dhe është fshehur?

Pa diskutim, është njësoj si rastisi Mark Frrokut.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here