Basha provokon me shprehjen e Ramës: Kjo ishte vetëm maja e ajsbergut, s’keni parë gjë akoma

Kliko per me shume info

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nuk e ka lëshuar foltoren e Kuvendit ditën e sotme. Edhe pse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi i ndërpreu fjalën, lideri demokrat vazhdoi fjalën LIVE në Facebook.

Kliko per me shume info

Lidhur me audiopërgjimin ndaj vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, Basha tha se këto kanë qenë vetëm maja e ajsbergut, duke paralajmëruar kështu zbulime të tjera.

Në fund të fjalës së tij, Basha përdori edhe shprehjen e kryeministrit Edi Rama “nuk keni parë gjë akoma”.

“Ku e morën vesh se cili është dëshmitari nëse siç thotë kryeprokurori Rama videopërgjimi nuk është i vërtetë. Pse në vend që të arrestojnë Agron Xhafajn, po përpiqen të gjejnë dëshmitarin. Ky shtet mafioz ka për qëllim të shkatërrojë çdo provë që do çonte në arrestimin e Agron Xhafajt.

Fatmir Xhafajt nuk largohet se policët do shkonin ta arrestonin vëllain e tij. Është e qartë pse ai vazhdon të jetë ministër i Brendshëm, se do të shkatërrojë provat kundër vëllait të tij.

Ajo që keni parë është maja e ajsbergut, dhe ajo që do shihni sot është akoma mbi ujë, nuk doja kurrë ta thoja dhe unë këtë por fjalët në gjuhën shqipe kaq janë: Edi Rama e Fatmir Xhafaj nuk keni parë gjë akoma.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.