Barcelona gati 15 milionë euro më shumë se klauzola për Griezmann

Sport

Marrëdhëniet mes klubit katalanas dhe Atletico Madrid janë të mira dhe drejtuesit e Barcelonës synojnë që kjo gjë të vijojë edhe në të ardhmen.

Për këtë arsye, Barcelona është gati të paguajë një shumë më të madhe se klauzola prej 100 milionë eurosh për të marrë sulmuesin Antoine Griezmann, për të arritur nkështu jë marrëveshje para fillimit të Kupës së Botës, “Rusi 2018”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave spanjolle, katalanasit kanë ofruar 15 milionë euro më shumë se sa klauzola 100 milionëshe që ka lojtari francez, për ta marrë atë brenda 14 qershorit, kur nis Botërori. Pra, në total Barcelona do të paguante 115 milionë euro.

Barcelona e ka një marrëveshje me Griezmann, që ka shumë dëshirë të veshë fanellën “blaugrana” sezonin tjetër, ndërkohë që edhe Atltico Madrid i di këtë gjë. Ndaj palët mund të arrijnë një “marrëveshje zotërinjsh” për të evituar konflikte, me Barçën që do të paguajë më shumë për të marrë lojtarin francez.

Palët kanë nisur bisedimet për të gjetur një marrëveshje dhe kjo duket e mundur, duke parë se të gjithë do të përfitonin nga ky transferim. Me shumën e përfituar nga transferimi i sulmuesit francez, skuadra e Atletico Madrid do të ketë mundësi të synojë një afrim tjetër “big” për sezonin e ardhshëm.

ME TE LEXUARAT