Balla: Basha autor e regjisor i përgjimit, PD është kthyer në organizatë kriminale

Kryetari i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, akuzoi se PD-ja ka zgjedhur një mënyrë mafioze për denoncuar implikimin e vëllait të Fatrmi Xhafajt në trafikun e drogës.

Sipas Ballës, Lulzim Basha është ‘autori, regjisori dhe aktori i audio-përgjimit të montuar’.

Kliko per me shume info

Në një dalje për median nga Kryesia e Kuvendit, Taulant Balla tha se paraqitja publike e personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën me Agron Xhafajn, është tregues i shndërrimit të PD-së në një organizatë kriminale që për të adresuar shqetësimet e saj përdor forma mafioze.

Deputeti socialist u shpreh se dëshmitari i Partisë Demokratike, Albert Veliu është një person me skedë të rëndë kriminale, i dënuar brenda e jashtë vendit, dhe mashtrues.

“PD e ka paguar dëhsmitarin dhe ka tentuar t’a nxjerrë jashtë vendit.” – u shpreh Balla, i cili e cilësoi dëshminë e sotme të publikuar nga PD si shantazh ndaj shtetit.

“Lufta politike ka shkuar edhe në ekstremet më të mëdha të një konflikti politik, por në asnjë vend nuk ishte parë që një parti politike të përfshihej në një skemë të mirëfilltë kriminale. Deri dje kemi besuar se interesa të caktuara të grupeve kriminale, te cilët shfrytëzonin interesin e një partie politike, në rastin konkret të PD, për të denoncuar raste që ndikojnë kundër qeverisë.

Ajo çka ndodhi sot me paraqitjen publike të personit që pretendon se ka qenë prezent në bisedën e publikuar nga PD, është tregues i shndërrimit të një partie politike në një organizatë kriminale që përdor forma mafioze të adresimit të shqetësimeve të tyre.

Basha është autori, regjisori dhe aktori i video-përgjimit të montuar, me të cilin ka shpresën e fundit të bllokojë vendimmarrjen e vendeve të BE për hapjen e negociatave për Shqipërinë. Nuk ia vlen aspak të debatosh për vërtetësinë e deklarimeve të një njeriu, që duket qartë se është një mashtrues tepër i rëndomte, i dënuar disa herë për disa vepra penale nga më të ndryshmet”, deklaroi deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.