“Një grup ish-policësh janë vënë nga PD për të më përgjuar”, akuza bombë e deputetit socialist

Deputeti socialist dhe njekohesisht kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në “Tonight Ilva Tare”, tha se ka informacione se synohet të vihet nën monitorim nga Partia Demokratike.

Balla: Jo vetëm Fatmir Xhafajt, por edhe unë, apo edhe kolegë të tjerë në drejtim të Partisë Socialiste, jemi nën sitën apo monitorimin e personave të paguar nga Partia Demokratike për të shpikur histori.

Kliko per me shume info

Jo më larg se para disa ditësh nga një koleg i PD jam informuar për një mbledhje në një grup të ngushtë për t’u vënë në monitorimin e një grupi të caktuar që përbëhet nga disa ish-policë. E deklaroj me përgjegjësi.

Këta synojnë të bëjnë survejime, përgjime të paligjshme. PD është e përfshirë në një veprim të paligjshëm shantazhimi ndaj ministrit të Brendshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.