Babai i Meghan Markle ndryshon mendim: “Dua të jem pjesë”

Kliko per me shume info

Babai i Meghan Markle ka ndryshuar vendim. “Dailymail” shkruan se tashmë ai ka dëshirë të marrë pjesë në dasmën e së bijës me Princin Harry, nëse doktorët e lejojnë të fluturojë.

Një ditë më parë, Thomas Markle hoqi dorë nga dasma e së bijës, pas akuzave se bashkëpunoi me një agjenci fotografish në Los Anxhelos dhe shiti imazhe të përgatitjeve për ditën e dasmës. Madje Thomas përjetoi edhe një attak në zemër gjashtë ditë më parë. 73-vjeçari tha se ish-bashkëshortja e tij Doria Ragland duhet ta shoqërojë vajzën në altar dhe se ajo është e vetmja që mund ta bëjë mirë këtë detyrë.

Kliko per me shume info

Por në një intervistë për TMZ, ai është shprehur se ka dëshirë të shoqëroj vajzën në altar në këtë moment historik.

“Patjetër që dua ta shoqëroj në altar. Është një moment historik dhe dua të jem pjesë e historisë” – është shprehur ai. Thomas Markle tha edhe se Meghan tentoi ta telefononte të hënën, por ai nuk ishte pranë telefonit dhe se kishte lënë një mesazh ku shqetësohej për shëndetin e tij.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.