Audiopërgjimi, Alibeaj sqaron Prokurorinë: Ja ç'vendosa të bëj

Politikë

Deputeti i PD-së, Enkelejt Alibeaj ka dhënë sqarime në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur em audiopërgjimin ndaj vëllait të Ministrit të Brendshëm dhe ka rrëfyer se ka vendosur të ndërmarë një hap që procesi i hetimit të mos emrret peng nga Xhafaj dhe Rama.

"Sot në mëngjes, - tha Alibeaj pasi doli nga Prokuroria, - isha në përkujtimin e 45 vjetorit të Revoltës së Spaçit dhe e kuptoni asosacionin që ndodh; ky vend sot ka nevojë për revoltë si ajo kur njerëz kurajozë gjejnë forcën për të kundërshtuar sistemin diktatorial.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Unë erdha sot për të dëshmuar faktet e bëra publikisht kur në fakt duhet të kishin ardhur të tjerë persona.

Ndaj, duke qënë se Kodi i Procedurës Penale përcakton se ka edhe përfaqësues të viktimave, unë parashtrova që në statusin e deputetit, për viktimat e trafikimit të narkotikëve të jem përfaqësusi, përfaqësuesi i viktimave të kësaj vepre kriminale. Pra unë kam të drejtë të kërkoj thirrje dëshmitarësh si mundësi që procesi penal të mos merret peng nga Xhafaj dhe nga Rama. Viktima janë të gjithë shqiptarët."

ME TE LEXUARAT