Audio-përgjimi me vëllain e Xhafajt/ Gazetari dëshmon sot tek Krimet e Rënda, ja çfarë do t’i kërkohet

Gazetari investigativ Jetimir Olldashi do të dëshmojë sot në Prokurorinë e Krimeve të Rënda lidhur me pretendimet e tij se ai ka realizuar përgjimin e Agron Xhafaj, vëllait të ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj. “BalkanWeb” mëson se në orën 10:00 është parashikuar që të merren në pyetje dy përfaqësuesit e PD-së Enkelejd Alibeaj dhe Ervin Salianji dhe më pas Gazmend Bardhi. Por nuk përjashtohet edhe fakti se mund të ketë një ndryshim dhe gazetari Olldashi të dalë para tyre para prokurorëve të çështjes.

Kliko per me shume info

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “BalkanWeb” se dëshmia e gazetarit konsiderohet kyçe nga Krimet e Rënda, pasi atij do t’i kërkohen pajisjet e përdorura në përgjim, si kamera, aparate, telefona dhe materiali bruto i përgjimit. Kjo për faktin se duhen mjetet origjinale për të nxjerrë dhe një ekspertizë sa më të saktë dhe më të besueshme për zërat që dëgjohen në audio-përgjim.

Kujtojmë se tashmë ka një hetim pas bashkimit të dy procedimeve, atij të nisur nga Prokuroria e Tiranës për kallëzim të rremë të pretenduar nga Agron Xhafaj dhe për trafik droge të nisur nga Krimet e Rënda.
Gazetari Jetmir Olldashi do të pyetet edhe për bashkëpunëtorin X, Albert Veliu, takimet me të dhe çështjet e përmendura në përgjim. Pas dëshmive do të nisë edhe ekspertiza e audio-përgjimit. Olldashi në një deklaratë për mediat ditën e shtunë tregoi detaje se si kishte nisur çështja e përgjimit të Agron Xhafajt si dhe të gjithë itinerarin e ndjekur gjatë një projekti të nisur prej tij si investigim mbi çështjet e trafikut në Vlorë dhe i publikuar më pas nga Partia Demokratike.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.