Audio-përgjimi/ Deputetët e PD-së Salianji e Alibeaj nuk shkojnë në Prokurori për të dëshmuar

Kliko per me shume info

Prokuroria e Përgjithshme i ka dërguar një ditë më parë fletë thirrje për tu paraqitur për të dëshmuar, deputetëve të PD-së Ervin Salianji dhe Enkelejd Alibeaj, për audio-përgjimin e publikuar dy ditë më parë ku u tha se shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj duke biseduar me një trafikant.

Kliko per me shume info

Mësohet se dy deputetët nuk do të paraqiten për të dëshmuar për shkak të seancës së Kuvendit e cila nisi rreth orës 10:00. Ndërkohë që ata ishin ftuar të dëshmonin rreth orës 10:30.

Mësohet se bashkë me ta edhe këshilltari ligjor i PD-së, Gazment Bardhi i ka kërkuar organit të akuzës të caktojë një datë tjetër për t’i marrë në pyetje.

Thirrja e tre demokratëve për të dëshmuar erdhi pas thirrjes publike të kryeministrit të vendit Edi Rama, i cili e cilësoi jo autentik audio-përgjimin e PD-së dhe tha se për këtë dikush duhet të paguante me burg.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.