Atentat ministrit të Brendshëm në Pakistan, qëllohet me armë zjarri

Bota

Ministri i brendshëm i Pakistanit, Ahsan Iqbal, është plagosur në një sulm me armë në rajonin lindor të provincës qendrore Punjab, thanë zyrtarët për mediat lokale.

Ikbali u qëllua në shpatull në një miting elektoral, sipas ministrit Talal Chaudhry.Politikani është jashtë rrezikut për jetën, tha djali i tij Ahmed, për stacionin televiziv lokal Geo News. "Ai po trajtohet në spitalin e qarkut në Narowal. Ai është i ndërgjegjshëm dhe jashtë rrezikut".

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Një i dyshuar është arrestuar dhe një hetim është duke u zhvilluar, qeveria e provincës Punjab konfirmoi në Twitter.

Kryeministri i Pakistanit, Shahid Khaqan Abbasi, ka dënuar përpjekjen e vrasjes dhe ka kërkuar një raport mbi incidentin nga policia.

Ikbali është gjithashtu një udhëheqës i Lidhjes Muslimane të Pakistanit (Nawaz). Zgjedhjet e përgjithshme janë planifikuar të zhvillohe në Pakistan në korrik për të zgjedhur Asamblenë Kombëtare të vendit.

Ministri i brendshëm shprehu shqetësime muajin e kaluar se kishte një komplot për të penguar partinë qeverisëse PML-N në zgjedhjet e ardhshme.

ME TE LEXUARAT