E vranë Marvi Mihalin për një karikues celulari, ky është prokurori që liroi autorët

Ky ne foto eshte prokurori Artan Lulaj, prokurori i ceshtjes se vrasjes se Marvin Mihalit, 23 vjec, femija i vetem i familjes Mihali. Mbas nje viti gjykim, kur ceshtja u duk sikur doli nga vemendja e publikut, ky vemje , ndryshoi akuzen per 3 bashkepuntoret e vrasjes se Marvinit. Ka marre lek vemja ,kerma, nga te 4 autoret. Vrasja ne bashkepunim ka denim me te rende. Vemja, ka hequr bashkepunimin, duke lehtesuar denimin e vrasesit dhe ka liruar tre bashkepunetoret e krimit me ndryshimin e akuzes nga bashkepunetore ne moskallzues krimi. Nuk eshte hera e pare qe ky vemje , zgjidh teknikisht ceshtjet ne shkembim te lekeve. Ky vemje, ka pare ne cdo seance portret e dhimbjes çnjerezore te prinderve te Marvinit, te cilet kane qene cdo seance prezente, per te degjuar se si sistemi drejtesise do vinte drejtesi. Qe shpirti i Marvinit te prehet ne paqe.

Qe shpirti i prinderve te shqyer nga dhimbja çnjerezore te qetesohej sadopak. Por jo! Ky vemje me fytyre derri , me trup te dhjamosur nga paraja haram, me sy djalli per te kapur viktimen e rradhes , e vret serish Marvinin , me padrejtesi! Sa e rende eshte padrejtesia. Kjo ta shqyen shpirtin , ta ben therrmija ,ta shperben duke te lene nje dhimbje pertej asaj qe mban qenia njerezore. Personalisht i jam lutur Zotit ta marri ne dore ceshtjen e Marvinit, e mjere keta nese e merr Zoti ne dore.

Kliko per me shume info

Por une nuk do ndalem , perdite,me te gjitha mjetet e mia, qe drejtesia njerezore te vihet ne vend. Do doja edhe nga ju , nese ndergjegjia juaj ju flet , ta perconi zerin tuaj kudo, ne te gjitha menyrat, mjetet qe dispononi. Dje, jam trishtuar nga intervista e prinderve te Marvinit. Doja te isha aty me ta dhe ti perqafoja fort e te qaja se bashku me ta. Me ka lene pa gjume dhimbja e tyre dhe vdekja e birit te tyre te vetem qe ishte si drita. Sistemi jone gjyqsor eshte sistemi vrases i sofistikuar i te drejtave dhe lirive tona. Eshte tragjedia jone. Zot me jep vullnetin ti shkoj deri ne fund kesaj ceshtjeje. Ju lutem , bashkohuni me mua.

Pjese nga intervista e babait te Marvin Mihalit, djalit 23 vjec qe u vra per nje karikues nga bashkemoshataret e tij.

“Nuk më shkonte kurrë në mendje që një prokuror si Artan Lulaj të ngjyente duart me gjakun e Marvit. I them këtij prokurori të shkosh në shtëpi dhe të përkëdhelësh fëmijët e tij. Të bëhesh palë me kriminelet, të rivrasësh sërish Marvin.
Ne jemi të shkatërruar komplet, na ka ndryshuar jeta totalisht. Dhimbja është e tmerrshme, çrenjëzore dhe çnjerëzore e bëjnë edhe këto vendime. Por unë besoj sërish në drejtësi.
Unë pres drejtësi nëse do të ketë edhe njerëz të mirë. Nëse ky shtet do të vendosë në krye njerëz të mirë. Mendoj se mbi të gjitha ne duhet të jemi njerëz, duhet të na dominojë zemra. Nëse do të realizohet kjo drejtësi, unë do të kem të drejtën të flas lartë në qiell me Mavrin. Nëse nuk realizohet, unë do të bëhem shembull në Shqipëri. Unë do të bëj vetëgjyqësi, mua nuk më duhet më jeta. Unë do të luftojë deri në ditën e fundit”, u shpreh babai i Marvit.”./Blloku.net

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.