Arrestohet 50 vjeçari, dhunoi gruan dhe kunatën

Një 50 vjeçar nga fshati Gjegjan i Pukës ka rënë në prangat e policisë pas denoncimit se ai kishte dhunuar të shoqen dhe motrën e kësaj të fundit.

Sipas informacioneve, i arrestuari me iniciale N.D, pas një konflikti kishte nisur të qëllonte bashkëshorten e tij V.D, 42 vjeç, ndërkohë që ka ndërhyrë për ti ndarë motra e kësaj të fundit, 44 vjeçarja me iniciale V.M. Edhe kunata ka rënë pre e dhunës së 50 vjeçarit.

Kliko per me shume info

Sakaq, policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka bërë të mundur arrestimin e autorit të ngjarjes, ndërsa kanë nisur hetimet për ngjarjen.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here