Arrestohen gjatë "punës”, përfundojnë në pranga shqiptari dhe një shtetase greke

Aktualitet

Një shqiptar dhe një shtetase greke u arrestuan nga policia helene në ishullin e Kretës, me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Shqiptari dhe grekja u arrestuan në momentin që po shkëmbenin mallin me një sasi eurosh.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sipas mediave vendase, policia bllokoi 1.16 kg kokainë, ndërsa që shqiptarit u bllokuan në total mbi 110 mijë euro dhe 120 paund që i kishte me vete dhe në makinën pranë vendit ku po kryhej blerja e lëndës narkotike. Gjithashtu policia sekuestroi në automjetin e shqiptarit 37 doza të gatshme kokaine me peshë 69 gram.

Policia sekuestroi dhe dy automjetet e tyre si dhe 4 telefona celularë.

Hetuesit grekë dyshojnë se shtetasja greke e arrestuar e sillte kokainën me tragetin e linjës nga Pireu, ndërsa shqiptari e shiste atë në qytetin e Chanias.

ME TE LEXUARAT