Arratisja në Vlorë, Prokuroria nis hetimet, arrestohen 3 punonjësit e policisë

Aktualitet

Prokuroria e Vlorës mbi bazën e informacionit të prokurorit të çështjes Saimir Smaka, filloi veprimet hetimore për arratisjen nga gjykata e Vlorës të Mikel Kasës.

Hetimet filluan nga prokurorja dhe oficeri i prokurorisë. Janë arrestuan tre punonjësit e policisë së burgjeve që kanë patur detyrën e shoqërimit të të arrestuarit .

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Gjykatën e Vlorës ku Kasa u arratis duke ikur me vrap pasi dëgjoi dënimin e gjykatës.  29-vjeçari është i arrestuar për trafik droge si dhe rrëmbimin e një personi.

Kasa ishte dënuar me 5 vjet burg, por dënimi iu ul me 3.4 vite për shkak të gjykimit të shkurtuar.

ME TE LEXUARAT