Ardi Veliu viziton gazetarin e plagosur: Më tej le të gjykojnë pamjet filmike

Drejtori i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka vizituar në Spitalin e Traumës 11 efektivët e policisë të cilët mbetën të plagosur gjatë protestës.

Gjithashtu Veliu bëri me dije se vizitoi edhe gazetarin e plagosur Bledi Kasmi.

Kliko per me shume info

“Gjendja e tyre është e mirë pavarësisht dëmtimeve të marra” u shpreh Veliu në prononcimin për mediat.

Ai gjithashtu falenderoi punonjësit e policisë për punën e bërë.

“Dua të falenderoj punonjësit e policisë për durimin dhe gjakftohtësinë gjatë shërbimit. Manaxhuan me profesionalizëm këtë aktivitet. Policia e Shteti ka bërë detyrën në mënyrën më profesionale” u shpreh Veliu.

Përsa i përket plagosje së gazetarit, Veliu tha se këtë pjesë duhet ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm.

“I uroj shërim të shpejtë gazetarit, nëse ka gabuar polici apo qytetari këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.