Arabi Saudite, 7 të arrestuar, sfiduan kufizimin ndaj femrave në drejtim

Kliko per me shume info

Arabia Saudite ka paralajmëruar prej kohësh se do të heqë kufizimin, që u ndalon grave të drejtojnë automjete, por përpara se kjo të bëhet fakt i kryer me ligj, autoritetet saudite kanë arrestuar 7 aktivistë të të drejtave të grave, 5 gra dhe dy meshkuj, që guxuan të sfidojën ligjet në fuqi.

Arsyeja e arrestimeve nuk është bërë ende e ditur, por aktivistë të tjerë të të drejtave të njeriut thonë se autoritetet po përpiqen t’i heshtin gratë. Televizioni shtetëror në mbretërinë arabe, gjithsesi raporton se ato janë arrestuar për kontakte me një fuqi të huaj.

Kliko per me shume info

Arabia Saudite ka ligje strikte që u kërkojnë femrave të marrin leje nga meshkujt për disa vendime apo veprime. Mes të arrestuarve janë edhe Loujain al-Hathloul dhe Eman al-Nafjan, që kanë kundërshtuar hapur kufizimin për drejtimin e automjeteve, që pritet të hiqet më 24 qershor.

Sipas “Human Rights Watch”, dy femrat e mësipërme, Nafjan dhe Hathloul nënshkruan një peticion në vitin 2016 për të zhdukur sistemin e kujdestarisë mashkullore, që u ndalon femrave të udhëtojnë jashtë vendit, të martohen apo të kenë pasaporta pa lejen e një rojtari mashkull.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.