Anthony Hopkins: “Nuk më intereson vajza ime dhe as fëmija i saj”
Aktori i famshëm britanik ka shokuar publikun dhe fansat e tij me deklaratën e fundit. Në një intervistë të dhënë ditën e djeshme ai ka treguar publikisht se e ka mohuar vajzën e tij të vetme.
80-vjeçari dhe ish-partnerja e tij Petronella Barker janë prindër të një vajze të ardhur në jetë në vitin 1969. E lindur si Abigail Hopkins por e njohur me mbiemrin e ri Harrison, vajza e vetme e aktorit sapo është mohuar nga babai i saj.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ai u shpreh se nuk i intereson nëse ka një vajzë dhe aq më pak nëse vajza e tij tashmë është bërë nënë. Anthony e ka braktisur atë që 14 muajshe por megjithatë e ka ndihmuar të ketë një karrierë si aktore duke e përfshirë në 2 filma të tij.
Aktori tregoi se është diçka normale që të mos kesh marrëdhënie me familjarët e tu. Gjithçka në këtë botë është e përkohshme dhe ajo që vërtetë ka rëndësi është vetëm vetvetja, të paktën kështu mendon ai.
Abigail e cila është 48-vjeçe kohë më parë ka treguar se thuajse kreu vetëvrasje nga marrëdhënia e shtirur që kishte me babain e saj. Sipas saj, Hopkins është një njeri i tmerrshëm i pashpirt i cili mendon vetëm për veten e tij./top albania radio