Anëtari i bandës në Elbasan në arrest shtëpie, por kapet duke udhëtuar me armë

Kliko per me shume info

Shtetasi Klelmend Xhaferri ishte në arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda kur u vu në pranga nga policia e Elbasanit duke udhëtuar me një makinë Porsche dhe me armë me vete.

Në shtator të vitit të kaluar ai u bë protagonist i një incidenti me policinë. “Personi i arrestuar është edhe me arrest shtëpie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë. Sekuestrohet një armë zjarri pistoletë me 15 fishekë si dhe një automjet.

Kliko per me shume info

Në lagjen “5 Maji” në rrugën “Lef Nosi”, Elbasan, shtetasi Kelmend Xhaferri, 36 vjeç, banues në lagjen “5 Maji” Elbasan, i cili drejtonte një automjet tip “Porsh” me targa AA 040 UD, në momentin që është ndaluar nga shërbimet e policisë ka hedhur armën e zjarrit në tokë dhe ka tentuar të largohet por s’ka mundur dot pasi është arrestuar në flagrancë nga Policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë tip Bereta, me një krehër të vendosur në trup me 15 copë fishekë, si dhe automjetin tip “Porsh””, thotë policia e Elbasanit.

“Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë me vendim Nr. 393 datë 22.09.2017, ka vendosur masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për veprën penale “Prodhim e mbajtje pa leje të armëve sportive”. Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan për veprat penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”, dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit””, thotë më tej njoftimi zyrtar.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.