Almeda Abazi realizon këngën e saj të parë

Ish-missi shqiptar, Almeda Abazi prej disa kohësh është vendosur në Shqipëri ku po luan rolin e prezantueses në spektaklin e kërcimit, “Dancing with the Stars”. Një përvojë e re kjo për Almedën, por që me sa duket e ka kaluar me sukses dhe është pritur mjaft mirë nga publiku shqiptar.

 

Kliko per me shume info

 

Pas përfundimit të spektaklit “Dancing with the Stars”, Almeda do të eksperimentojë në një fushë tjetër dhe së shpejti do të publikojë një projekt të ri. Sipas “Panorama Plus”, Almeda ka vendosur t’i futet muzikës dhe pritet që shumë shpejt të publikojë këngën e saj të parë.

 

 

Mësohet se bëhet fjalë për një këngë të zhanrit pop, për të cilën ajo po punon prej kohësh. Kjo këngë do të jetë në gjuhën angleze dhe sipas disa informacioneve Almeda po përgatitet të jetë pjesë edhe e disa koncerteve.

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Almeda këndon, pasi edhe më parë e ftuar në disa emisione në Turqi ajo ka kënduar. Por kjo do të jetë hera e parë që ajo do të bëjë një këngë të sajën.

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here