Al Khelaifi “burgos” Neymarin: Ka zero shanse të largohet nga PSG

Sport

Thashethemet e fundit për sa i përket të ardhmes së Neymar e kanë lënë klubin e PSG të hutuar.

Hierarkia e klubit francez mendon se këto thashetheme janë një produkt i interesave të njerëzve që duan të fitojnë miliona nga një operacion i tillë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Megjithëse zërat e largimit kohët e fundit janë shtuar, presidenti Nasser al Khelaifi ruan qetësinë: “Nuk ka asnjë çmim fiks pasi Neymar nuk është në merkato, është qesharake dhe mundësia që ai të largohet është zero,” shprehet ai sipas Marca.

Braziliani aktualisht është në Paris duke vijuar fazën e rikuperimit pas dëmtimit të pësuar në shkurt.

Neymar ka qenë aktiv në mediat sociale së fundmi dhe është parë duke ia kaluar mirë me shokët e ekipit gjatë finales së Kupës së Francës.

Drejtuesit e klubit thonë se nuk kanë marrë asnjë sinjal nga përfaqësuesit e tij për një largim të mundshëm.

Gjithashtu, askush nga Real Madrid nuk ka kontaktuar presidentin e PSG për t’i treguar dëshirën për një marrëveshje.

ME TE LEXUARAT