Akuzohen për vjedhjen e Prokurorisë, durrsaku: Nuk di si përfunduan shenjat e gishtave të mi aty

Kanë dalë sot para gjykatës dy të arrestuarit që akuzohen për vjedhjen e Prokurorisë së Durrësit gjatë kësaj jave që po lëmë pas.

Ata janë Artur Isa (personi me blu) dhe Besnik Bushi (me bluze gri).

Kliko per me shume info

Isa dhe Bushi kane thënë njëzëri se nuk njihen me njëri-tjetrin dhe se nuk e kanë bërë ata vjedhjen.

Dëshmia e tyre ne gjyq

Artur Isa deklaroi:

 Nuk kam qene kurre ne ambientet e brendshme te prokurorise. Mbremjen qe ka ndodhur ngjarja isha ne shtepi me nenen dhe familjen time, diten e neserme shkova ne pune. Jo vetem per rastin ne fjale, por ne asnje rast te vetem nuk kam shkelur benda ne prokurori. Nuk di te shpjegoj se si ka perfunduar prova shkencore ne zyren e prokurorit Afrim Shehu. Nuk di te them se si kane perfunduar shenjat e gishtave te mi nen tavolinen e prokurorit dhe mbi kapakun plastik te serverit.

Besnik Bushi deklaroi:

Naten e ngjarjes kam qene duke shkuar me nipin dhe nje shokun e tij ne det. Kam ardhur vetem dy here ne ambientet e brendshme te Prokurorise, shtate vite me pare kur punoja si elektricist dhe beme ca punime brenda prokurorise dhe dy vite me pare kur u paraqita prane oficerit te policise gjygjesore per nje vjedhje per te cilen akuzohesha.

Burime nga prokuroria, thanë për “Panorama” se Isa dhe Bushi janë autoret e vjedhjes dhe kjo sipas tyre është provuar me prova shkencore.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.