Akuzat e PD dhe ekspertiza e përgjimit, Rama thërret Xhafajn në zyrë, takim kokë më kokë

Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS dhe protestës së mbajtur nga opozita sot në Tiranë, mësohet se ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj po takohet me kryeministrin Rama në zyrën e këtij të fundit.

Pas akuzave të PD për vëllain e ministrit, ky është takimi i parë i ditëve të fundit që bëhet publik mes Xhafajt dhe Ramës.

Kliko per me shume info

Kryeministri mbrëmë është kthyer nga Parisi ndërsa sot vendosi që ministri Xhafaj të mos mbajë përgjegjësi derisa drejtësia të thotë fjalën e vet në lidhje me vërtetësinë e përgjimit.

Pak pas mesditës mësohet se Rama ka thirrur Xhafajn në kryeministri ku janë duke diskutuar mes tyre.

Kryeministri tha se kishte kerkuar ekspertimin e pergjimit te publikuar nga PD dhe nga analiza e kryer jashte vendit, ka marre pergjigjen se materiali nuk eshte autentik. /lajmifundit.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.