Aktorja turke rrëfen detaje nga dy martesat e saj

Showbiz

Birce Akalay, është një ndër aktoret më të komentuara të momentit për shkak të rolit të saj si Asllë në serialin turk “Dashuri bardhë e zi”. 33-vjeçarja ishte e ftuar në një bisedë me studentët e Universitetit turk, ku foli për jetën e saj private. Një nga studentët e pyeti aktoren nëse beson se dashuria e vërtetë, përjetohet vetëm një here në jetë.

“Nuk e di sepse po pyet personin e gabuar. Unë jam një grua që jam martuar dy herë dhe jam divorcuar dy herë. Nëse do besoja se e përjeton vetëm një herë, atëherë nuk do e kisha tentuar sërish” – u përgjigj Birce.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Aktorja është martuar në vitin 2011 në një dasmë gjigande në Cappadocia me partnerin e saj të parë Murat Ünalmış, por u divorcua një vit më pas.

Në vitin 2014 deri në vitin 2017, ajo ishte e martuar me Sarp Levendoğlu, por fatkeqësisht vendosën të ndaheshin.

ME TE LEXUARAT