Lezhë-Laç, makina aksidenton për vdekje kalimtarin

Aktualitet

aksidNjë 50-vjeçar humbi jetën mbrëmjen e të premtes pasi u përplas nga një automjet në rrugën që lidh Laçin me superstraden Lezhë-Tiranë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:00 të mbrëmjes. Viktima u përplas nga një automjet tip "JEPP" me targa AA 228 HV që drejtohej nga Admir Ruçi 24-vjeç nga Laçi.

Viktima ishte duke kaluar nga njëri kah i rrugës në tjetrin kur është përplasur nga automjeti.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Goditja ka qenë e fortë duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme 50-vjeçarit, ndërsa drejtuesi i mjetit është shoqëruar menjëherë në polici i cili po merret në pyetje rreth ngjarjes.

Nga të dhënat e para është bërë e ditur se shkak për aksidentin është bërë errësira në rrugë.

ME TE LEXUARAT