Aksident në punë, burri bie nga lartësia, vdes në vend

Kliko per me shume info

Një aksident në punë i ka marrë jetën një 60-vjeçari në Tiranë një ditë më parë.

Viktima është L.P., i cili teksa punonte në një objekt, është rrëzuar nga një lartësi dhe ka humbur jetën në spital. Ndërkohë, një procedim penal ka nisur për 51-vjeçarin R.H., mbikëqyrësi i punimeve në objekt, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”.

Kliko per me shume info

“U referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës Parë Tiranë, për shtetasin R.H. 51 vjeç, banues në Paskuqan, pasi në Paskuqan, duke drejtuar punimet në objektin e shtetasit M.M. 50 vjeç, ka shkelur rregullat e mbrojtjes në punë, për pasojë është rrëzuar nga lartësia dhe ka vdekur në spital shtetasi L.P. 60 vjeç, banues në Tiranë. Neni 289/2 i Kodit Penal”, njoftoi Policia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.