Adriatik Llalla përballet nesër me KPK, ja trupi gjykues

Aktualitet

Adriatik Llalla, ish-Prokurori i Përgjithshëm,  do të dalë nesër në orën 10:00, para Kolegjit të Posaçëm të Kualifikimit.

Në seancë do të gjykohet ankimimi i Komisionerit Publik, kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që kishte vendosur në 16 shkurt të këtij viti, ndërprerjen e procesit të vettingut për Adriatik Llallën, pasi ai u tërhoq nga e drejta për t’u rikthyer si gjyqtar në Gjykatën e Apelit, e duke u larguar kështu nga sistemi i drejtësisë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Trupa gjyqësore do të kryesohet nga Sokol Çomo, me relator Luan Dacin, ndërsa anëtarë të trupës do të jenë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari dhe Ina Rama, shkruan AbcNews

Kolegji i Posaçëm i Kualifikimit ka hedhur shortin edhe për dy ankimime të tjera të komisionerit publik, për ndërprerjen e vettingut nga KPK, për ish anëtaren e Gjykatës së Lartë Mirela Fana, e dorëhequr më 31 janar dhe prokurorin e Kavajës,  Sulejman Tola i dorëhequr më 27 janar.

ME TE LEXUARAT