500 nxënës francezë në protestë kundër dëbimit të shqiptarëve

Aktualitet

Dëbimi i azilkërkuesve shqiptarë nga vendet e Europës është bërë një fenomen shqetësues, sepse askush nuk e kë shtëpinë e tij nga e mira, por vetëm nga halli.

Edhe pse vendi ynë nuk është në luftë, në Shqipëri zhvillohet një tjetër lloj lufte: Ajo për mbijetesë.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Jo, jo, jo dhe sërish JO dëbimit". Kjo ishte motoja e nxënësve të Shkollës së mesme "Rabelais", të cilët kanë protestuar për plot dy orë nëpër rrugët e Saint-Brieuc, pasditen e së enjtes.

Protesta që ka mbledhur 500 persona është organizuar për të kundërshtuar dëbimin e një nxënësi shqiptar.

Mobilizimi i banorëve është shtuar gjithnjë e më shumë. Protesta është vendosur para komunës, e cila nuk ka pranuar të prononcohet lidhur me ngjarjen, transmeton albinfo.ch

Edhe para një muaji kishin dalë të protestojnë rreth 500 persona, kundër dëbimit të Aminës, shoqes së tyre shkollore. Kryebashkiaku i Cotes-d’Armor kishte nënshkruar një urdhër për t'u larguar nga territori francez, që ka të bëjë me familjen Sulejmani.

Amina dhe vëllai i saj, Emiri, të cilët janë nxënës të klasës së pestë të kësaj shkolle, janë përshkruar si dy nxënës “të shkëlqyeshëm dhe të integruar mirë” nga shoqëria e tyre.

Urdhri i tetorit të vitit 2016, për tu larguar nga territori francez, i ka tejkaluar kufijtë familjarë.

Deputeti socialist nga Saint-Brieuc, Didier Le Buhan është shprehur:

Do t`i dëbojnë në drejtim të Shqipërisë, një vend i cili mund t`i bashkohet Bashkimit Europian viteve të ardhshëm. Kjo nuk ka kurrfarë kuptimi!”

Mesditën e së enjtes, një delegacion prej gjashtë nxënësve dhe profesorëve është pranuar nga nënbashkiaku. Por, asgjë të re.

Nga delegacioni është pohuar:

Ne jemi të inkurajuar për të dëshmuar integritetin e familjes shqiptare përmes dokumenteve. Por Gjykata është ajo që duhet të vendosë, edhe pse vetë kryebashkiaku mund të zgjedhë nëse do të rishqyrtojë vendimin e tij.”

ME TE LEXUARAT