5 vjeçari dëmtohet keq në kokë gjatë lojës me shokët, transportohet me helikopter drejt spitalit

Një vogëlush 5 vjeçar nga Peshkopia, është rrëzuar dhe është vrarë shumë keq në kokë gjatë një kohe që po luante me shokët e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, e cila ka angazhuar helikopterin e Forcave të Armatosura për t’i ardhur në ndihmë vogëlushit.

Kliko per me shume info

Duke publikuar foton e momentit të transportimit të tij nga Peshkopia, Xhaçka shkruan:

“Heronjtë e ajrit i erdhën në ndihmë vogëlushit 5 vjeçar nga Peshkopia, i cili gjatë lojës pësoi dëmtime në kokë. Në pak minuta, fëmija dhe prindërit e tij u transportuan me helikopter drejt Spitalit të Traumës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.