10 vjet nga ndarja tragjike e Dritan Hoxhës, ja çfarë shkruan Top Channel

Aktualitet

Sot mbushen 10 vite nga ndarja nga jeta e Dritan Hoxhës, themeluesit të Top Medias.

Top Channel e ka kujtuar në këtë ditë të trishtë duke shkruar se sot më shumë se kujdo, Tani i Topit i mungon familjes, bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Sot mbushen 10 vite nga ndarja tragjike nga jeta e themeluesit të Top Medias dhe njeriut që revolucionarizoi median në Shqipëri.

Familja, të afërm, bashkëpunëtorë dhe miq të shumtë do ta kujtojnë përherë Tanin e Topit, njeriun që me aftësitë e kurajën e pabesueshme arriti që, pothuaj nga hiçi, të ngrinte veç të tjerave një perandori mediatike.

Sot, më shumë se kujtdo, Tani i Topit i mungon familjes, bashkëshortes dhe Presidentes së Top Medias, Vjollca Hoxha, si dhe fëmijëve të tij, Lori, Sara, Redia dhe Itan.

Por, e sigurtë është se ai do të qëndrojë mes nesh, për arsyen e thjeshtë se kemi shumë çfarë të kujtojmë prej tij, secili prej nesh dhe të gjithë bashkë, në planin personal dhe atë profesional. Sot, Dritan Hoxha është i gjallë, është mes nesh, pasi ne kemi para syve, të prekshme, veprën e tij.

Themeluesi i Top Medias, Dritan Hoxha humbi jetën më 23 maj të vitit 2008, në një aksident automobilistik”, shkruan Top Channel.

ME TE LEXUARAT