Zhdukja misterioze e ish-këshilltarit të Dritan Priftit, bashkëshortja kërkon të shpallet i vdekur

Aktualitet

Bashkëshortja e këshilltarit të ish ministrit të ndjerë të Ekonomisë Dritan Prifti, Ilirjana Belegu ka kërkuar që bashkëshorti i saj, Eduart Belegu të shpallet i vdekur pas zhdukjes në mënyrë misterioze te tij 8 vite me parë.

Ilirjana Belegu i është drejtuar më një kërkesë Gjykatës së Tiranës, kërkesë që është publikuar edhe në Fletoren Zyrtare.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Shtetasja Ilirjana Belegu, e datëlindjes 2.7.1969, kërkon pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor. Tiranë, shpalljen të vdekur të shtetasit Eduart Belegu, i datëlindjes 21.2.1963”, thuhet në kërkesë.

Belegu u zhduk në mars të vitit 2010, një muaj pas lirimit të tij nga qelia ku u mbajt për akuzën e vjedhjes duke shpërdoruar detyrën. Belegu që u arrestua teksa mbante detyrën e këshilltarit të ministrit të Ekonomisë, u pa për herë të fundit në zonën pranë Pallatit të Sportit “Asllan Rusi” në Tiranë.

Ditën e zhdukjes, ai kishte planifikuar një takim me një biznesmen për një punë borxhi, por pas takimit u zhduk në mënyrë të befasishme. Hetimet nuk kanë zbuluar asgjë deri më tani rreth zhdukjes së tij.

ME TE LEXUARAT