Zhdukja e dy fëmijëve shqiptarë në Gjermani, Ambasada: Ja ku dyshohet se janë

Pas bërjes publik të lajmit se në Gjermani kanë humbur dy fëmijë te mitur shqiptarë ka patur një angazhim të madh edhe policor por edhe angazhim nga misioni i Kosovës në këtë vend për të marrë vesh për fatin e dy fëmijëve.

Ambasasa e Republikës së Kosovës në Gjermani ka njoftuar sot se pas angazhimit të madh me autoritetet policore gjermane kanë arritur të vijnë deri tek dyshimi i parë për dy fëmijët që ishin zhdukur në mëngjesin e së enjtes.

Kliko per me shume info

Lajmin e ka bërë të ditur Ushtrues detyre i Ambasadorit të Republikës së Kosovës në Gjermani, Armend Zemaj.

Bëhet fjalë për 13-vjeçarin Qendrim Nimonaj dhe 11-vjeçarin Leutrim Nimonaj, vellezër me prejardhje nga Kosova të cilët kanë qenë të vendosur me një vendbanim kolektiv në Borsdorf afër Leipzigut.

Sipas njoftimit, në bazë të dhënave që ka ofruar nëna e fëmijeve, ajo është deklaruar se, familja Nimonaj është me përkatësi rome nga komuna e Klinës dhe gjendej si azilkërkues në Gjermani që nga viti 2014.

“Falë bashkëpunimit intenziv mes autoriteteve gjermane dhe Ambasadës së Republikës së Kosovës, si dhe bisedave të vazhdueshme telefonike me nënën e fëmijëve, është arritur tek dyshimi i bazuar për largim të qellimshëm i cili ka rezultuar me lokalizimin e vendodhjes së femijëve tek një i afërm i familjes ( xhaxhai i tyre).

Duhet theksuar se babai disa ditë me parë ishte riatdhesuar nga autoritetet gjermane për në Kosovë se bashku me 5 fëmij, perderisa në Gjermani kishte mbetur nëna shtatzënë me tre femijë të tjerë, dy nga të cilët ishin larguar në drejtim të panjohur në mengjesin e ditës së enjte”, thuhet në njoftim

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.