Zbulohen të tjera skandale mes çiftit Tristan dhe Khole

Kliko per me shume info

E pamë në kamerat e sigurisë së një hoteli në Neë York të puthej me striptisten Lani Blair por sikur të mos mjaftonte vetëm kjo që ta lëndonte zemrën e Khloe Kardashian, të tjera detaje të reja janë zbuluar dhe kemi të bëjmë me tradhëti në seri.

Sipas Daily Mail, në 16 shkurt të këtij viti, kohë kur Khloe ishte shtatzënë, Tristan është parë në një bar shumë afër me dy modele, Jasmine Rose dhe Maya Nova James.

Kliko per me shume info

Pasi kaloi Shën Valentinin me Khloe, ai është shfaqur duke flirtuar me modelet.

Me Jasmine ai është afruar më shumë dhe ka qenë duke e përqafuar gjithë kohës.

“Tristan po flirtonte me të dhe nuk po sillej si dikush që ka një grua shtatzënë. Flirtimi dhe sjellja e tij ishin të papërshtatshme për dikë që është në një marrëdhënie serioze dhe mbi të gjitha në pritje të një fëmije”, është shprehur një burim për Daily Mail.

Nga ana e Khloe Kardashian ende nuk ka pasur një qëndrim publik për tradhëtinë e bërë nga bashkëshorti i saj Tristan por sido që të jetë thuhet se dyshja aktualisht nuk po jetojnë më bashkë.

Deri më tani, Tristan është akuzuar të ketë pasur lidhje me të paktën 5 vajza gjatë kohës që Khloe ka qenë shtatzënë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.