Zbardhet vrasja e shqiptarit në Francë, arrestohet autori

Zbardhet ekzekutimi i një shqiptari dhe plagosja e një tjetri në Francë, në dhjetor të vitit të shkuar. Duke iu referuar autoriteteve, mediat franceze raportojnë këtë të hënë se 3 persona u arrestuan, por pa bërë të ditur identitetet e tyre.Krimi ndodhi më 2 Dhjetor në një pyll pranë Annecy.

Mediat franceze raportuan për ngjarjen, por pa bërë të ditur identitetin e personit të ekzekutuar. Më pas, shtypi shqiptar zbuloi se viktimë mbeti 22-vjeçri Endri Lleshi.

Kliko per me shume info

Krimi dhe hetimet

Ishte pasditja e 2 Dhjetori 2017, kur dy shqiptar u qëlluan me armë zjarri në pyjet e “Côte la Dame”, në qytezën e Chavanod, Haute-Savoie, një vend i njohur si pikë e shitjes së heroinës, raporton televizioni publik francez “France 3”. Njëri prej tyre humbi jetën në spital, ndërsa tjetri mbijetoi.

Në vendngjarje, hetuesit gjetën 455 gram heroinë të paketuar dhe të gatshme për shitje.

Gjithsej, 37 efektivë të xhandarmërisë së Chambery, Haute-Savoie dhe Annecy kanë marrë pjesë në aksionin që çoi në disa arrestime. Autori që shkrepi armën e zjarrit, sipas medieve franceze, është një përdorues droge. Ishte pikërisht ai që u arrestua i pari, të martën e 10 Prillit.

Sipas xhandarmërisë, ekzekutori është një përdorues droge, klient i shqiptarëve, i cili nuk kishte para për të paguar për ‘mallin’ dhe kështu u përpoq të grabiste heroinën nga dy shqiptarët, për përdorim vetiak.

Por, dy shqiptarët e kundërshtuan dhe më pas ai qëlloi drejt tyre me armë zjarri. Ora shënonte rreth 17:20.

Efektivët francezë arrestuan edhe personin që ndihmoi dy shqiptarët pas plagosjes. Hetimet zbuluan se ai ishte kreu i bandës së trafikut ku bënin pjesë shqiptarët, shpërndarës droge.

Së fundi, u arrestua edhe shqiptari i cili mbeti i plagosur pasditen e 2 Dhjetorit të 2017-ës.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.