Xhaxhai i Ardit Gjoklajt paralajmëron Erjon Veliajn: Gjaku i 17-vjeçarit nuk do të falet

Aktualitet

Defrim Hakrama dhe Edmond Kollari, ky i fundit fadromist në kompaninë 3R të akuzuar për vrasjen e 17 vjeçarit Ardit Gjoklaj në landfillin e Sharrës janë lënë të lirë nga Gjykata e Tiranës.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar xhaxhai i 17-vjeçarit, Lush Gjoklaj, i cili nuk ka kursyer paralajmërimet edhe në drejtim të Kryebashkiakut Erjon Veliaj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Në studion e Faxnews, ai tha se jeta e 17 vjeçarit nuk do të falet, ndërsa shtoi se çështja është mbyllur me ndërhyrjen e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

“E deklaroj me përgjegjësinë më të madhe ska me mbjellë ma Erion Veliaj pemë, pa i mbjellë unë mbi të.

Jam Lush Gjoklaj, le të vijnë të më arrestojnë, por jeta e djalit s’ka për të humbur kot pa u paguar. Nuk them as sot as nesër, bëj be në zot, pa u paguar ai djalë s’kam për ta lënë. Nuk jemi fis i madh, por jemi boll”,  tha Gjoklaj .

Sipas tij, faji i Erion Veliajt ishte se në proteste, fotografia e Ardit Gjoklajt ishte grisur dhe ishte shkelur me këmbë nga policët e bashkisë.

“Nuk na thanë që do merrej vendimi pardje. Dy të akuzuarit i pamë duke pirë kafe. Na thanë se kanë marrë pafajësinë. Ky është Vettingu? i pamë të liruar në rrugë, në lagje. S’ka drejtësi më. Vranë një fëmijë 17-vjeç, ikën e pinë kafe”, tha Gjoklaj.

ME TE LEXUARAT