Xhafajt në Fier: Shumë shpejt, do godasim grupet kriminale që veprojnë në këtë qark

Politikë

Nga Fieri, ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj paralajmëroi goditjen e grupeve kriminale që veprojnë në këtë qark.

“Kemi identifikuar grupet kriminale në Fier dhe Lushnje. Shumë shpejt, policia do t'i godasë këto grupe. Shumë shpejt do shihni rezultatet. Lufta kundër krimit të organizuar do jetë pa kompromis", u shpreh Xhafaj, i cili kërkoi mirëkuptimin e banorëve të Fierit dhe Lushnjes për kontrollet e ushtruara nga policia në femra dhe sera për zbulimin e parcelave të kanabisit.

ME TE LEXUARAT