Xhafaj flet për raportin me Ramën: S’jam tip i lehtë, Tahirin e kam takuar para…

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj i ftuar në emisionin “Debati në Channel One”, të gazetarit Roland Qafoku, ka folur për marrëdhëniet me kryeministrin Edi Rama,

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

“Kam marrëdhënie korrekte, por siç ka thënë edhe ai vetë, funksionoj sipas mënyrës time. Nuk jam tip i lehtë”, u shpreh Xhafaj, i cili ka treguar edhe për kontaktet me ish ministrin Saimir Tahiri.

“Kam 3-4 muaj që e kam takuar Saimir Tahirin”, tha ai.

Pjesë nga intervista:

Zoti ministër, a jeni i qetë në detyrën e ministrit të Brendshëm kur siguria ushqimore është e frikshme? Si ju mban vendi?

Nuk më mban vendi. Unë madje i blej vetë ushqimet e mia. Unë nuk jam këtu për tu kujdesur për vete dhe fëmijët e mi. Unë jam këtu për tu kujdesur për detyrën në raport me të gjithë qytetarët. Nëse kam një gjë që jam shumë I mërzitur është (madje ua kam thënë edhe policisë në analiza) është siguria ushqimore. Aktualisht mund të them se ka disa çështje që kanë filluar, edhe në Tiranë.

Dhe informacioni do mbetet deri këtu për shkak të sekretit. Sepse ju kam thënë drejtuesve të policisë se shumë mirë që ne mendojmë për atë 1 për qindshin që janë grupet kriminale por ne duhet të mendojmë më shumë për atë 99 për qind. Sepse policia nuk është vetëm për 1 për qind.

Është edhe për 99 për qindshin. Se si jetojnë ata në çfarë sigurie. Por edhe për sigurinë ushqimore. Merak janë ushqimet që importohen. Druaj që një pjesë e tyre nuk janë të cilësisë që duhet të jenë. Dhe për këtë i kam kërkuar agjencive shumë të mirë brenda vendit, ka plot njerëz të përgjegjshëm që janë paq të shqetësuar në mos më shumë të shqetësuar. Jemi duke bërë analiza laboratorike. Presim që të marrim përgjigjet. Nëse përgjigjet dalin se kemi të bëjmë me abuzime absolutisht do ndërhyhet pa asnjë lloj hezitimi. Jam i sigurt në çdo moment të jetës sime që nuk do ketë asnjë hezitim që do goditet kushdo qoftë ai që ka abuzuar.

Zoti Xhafa kam pasur fatin të intervistojë pothuajse të gjithë ministrat e Brendshëm që nga koha e Hekuran Isait. Fundi i ministrave të Brendshëm nuk ka qenë i mirë. Deri në ‘90 u janë prerë kokat ndërsa ministrat pas vitit 1990 kanë pasur fatin e problemeve politike dhe juridike si edhe paraardhësi juaj Saimir Tahiri. Ju si e keni menduar do largoheni nga kjo detyrë?

Na e krijuat idenë e prerjes së kokave. Nuk jam i apasionuar pas historisë sidomos pas emrave të përvetshëm. Më kanë besuar nëj detyrë. Jam për të shërbyer. Kam kuptuar sa e rëndësishme është kjo detyrë. Dhe unë do ta kryej seriozitetin dhe përgjegjshmërinë dhe përgjegjësinë që I takon një njeriu që e do vendin e vet. Këtu mbaron. Unë vi çdo mëngjes në punën dhe iki çdo darkë vonë nga puna me të vetmin qëllim që të mos ketë ditë pa bërë një gjë,. Një gjë të mirë në punën time. Se cilat do jenë rezultate kjo mbetet për tu provuar. Një gjë është e sigurt në çdo gjë unë jo thjesht do zbatoj ligjin sepse kjo më shoqëron në çdo hap të ketë sime por këtë punë do ta kryej me shumë përkushtim. Sepse besoj se është e rëndësishme për vendin. Thjesht dua të shërben dhe asgjë më shumë.

Zoti ministër çfarë masa do merrni masa për ata policë dhe oficerë policie që arrestuan kuksianët pasmesnate, një veprim në shkelje me ligjet e shtetit shqiptar. Sot ka qarkulluar një video e bërë publike nga PD dhe jo vetëm? Për më tepër që ju jeni jurist dhe I njihni mirë ligjet.

E para nuk duhet të ngatërrojmë banorët e Kukësit me ata që kanë kryer një vepër penale. Ka një diferencë të madhe mes protestuesit dhe shkatërruesit. Në këtë rast për flasim për shkatërruesit për shkatërrime të pronës dhe njerëz që kanë ushtruar dhunë konkrete. Policia në të gjitha veprimet e saj ka respektuar ligjin. Policia ka zbatuar ligjin.

ME TE LEXUARAT