Vuçiç e pranon: Serbia legjitimoi pavarësinë e Kosovës në GJND

Kliko per me shume info

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq ka bërë një deklaratë bombastike, i cilin ka pranuar se shteti i tij, me një vendim të pamenduar mirë, i ka dhënë legjitimitet shpalljes së pavarësisë së Kosovës.

Ai ka bërë këto komente teksa ka folur për kritikat që politikës së tij janë duke ia bërë opozitarët në Beograd, gjatë një interviste për TV Pink.

Kliko per me shume info

“Kundërshtarë për ne, në çështjen e Kosovës, nuk janë shqiptarët, por ata që e kanë krijuar atë shtet, dhe të cilët na e kanë marrë atë territor, kur Kosova shpalli pavarësinë, më 2008”, ka thënë ai. Serbia, me pyetjen e çuditshme, para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, i ka dhënë legjitimitet kësaj”.

Kujtojmë se pyetja që i ishte bërë GJND-së, me nismën e Serbisë, për mes rezolutës 63/3 të OKB-së, ishte: ”A është Deklarata e njëanshme e Pavarësisë, e marrë nga institucionet vetëqeverisëse të Kosovës, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare?”.

Mendimi këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë u dha me 22 korrik 2010. Me 10 vota pro dhe 4 kundër, ai mendim ishte se”Deklarata e Pavarësisë së Kosovës, e 17 shkurtit 2008, nuk cenon normat e së drejtës ndërkombëtare”.

Vuçiq ka shtuar se pas kësaj që është bërë më 2008, kur u shpall pavarësia, dhe më 2010, kur u deklarua GJND, nuk i kupton kritikat që opozita e tashme, e cila atëherë, sipas tij, ishte në pushtet, ia bënë aktualisht në cilësinë e presidentit dhe liderit të partisë më të madhe në Serbi.

“Tash po thonë se unë do të jepja territor për fabrike! Po çfarë keni bërë ju? Gjatë kohës tuaj Kosova e ka shpallur pavarësinë. A po dëshironi që ne ta paguajmë çmimin”, ka pyetur ai, raporton Klan Kosova.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.