Vuante nga një sëmundje e rëndë, shfaqet pas tre vitesh këngëtarja e njohur

Showbiz

Që nga koha që u diagnostikua me një sindromë të rradhë, këngëtarja e njohur kanadeze Avril Lavigne “u zhduk” nga syri i të gjithëve, duke i dhënë mundësinë e shërimit vetes.

Ndërsa mbrëmjen e djeshme, thuajse 3 vite që nga dorëheqja e saj nga muzika, Lavigne është shfaqur krejtësisht e shëndetëshme gjatë një ceremonie gala.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

33 vjeçarja u diagnostifikua në vitin 2015 me sindromën Lyme, një sëmundje e cila të shkakton temperaturë të lartë, lodhje si dhe humbje të energjisë.

Sakaq këngëtarja kanadeze ka deklaruar se tre vitet e shkuara nuk kanë qenë edhe aq të qeta për të, pasi ajo ka punuar vrullshëm për publikim e një albumi të ri.

ME TE LEXUARAT