Vrasja në Kamëz, deputetët e PS: Kur ishte ministër lepurushi i Saliut kishte 150 të vrarë në vit

Politikë

Deputetët e PS, Pjerin Ndreu dhe Rakip Suli kanë reaguar pas vizitës së Bashës në familjen e Agim Buçit, i cili humbi jetën mbrëmjen e djeshme gjatë përleshjes me agresorët që tentuan ta grabisin. Basha bëri thirrje që të merren masa për të parandaluar akte të tilla kriminale, ndërsa deputeti Pjerin Ndreu i kujton kohën kur ishte ministër i Brendshëm.

Kur ishte ky Lul Basha minister i Brendshem, ne Shqiperi kishte nga 135-150 te vrare ne vit ! Tani numri nuk i kalon 60. Qe kur ka ik ky qe sforcohet te transmetoje dhimbje per nje vrasje, i kemi kursyer shqiptareve te pakten 80 jete njerezish.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Gjejeni po deshet se kur konsiderohet i falimentuar shteti, kur ishte ky lepurushi Saliut minister apo sot ?! Ngushellime familjes Buci ne Kamez ! Ngjarja ishte shume e rende dhe duhen zbuluar autoret nje ore e me pare. Keta vajtoret e politikes rrumpalle, nuk i hyjne dreqit ne pune me!Sepse i bie t’i rikthejme shqiptareve edhe 80 te vrare ne vit qe i mbajne si medalje "trimerie" keta qe aktrojne me jeten e njerezve !, tha Pjerin Ndreu.

Ndërsa deputeti tjetër i PS, Rakip Suli thotë se nuk mund të bëhet politikë me fatkeqësinë e tjetrit, dhe fjala e Bashës sot në Kamëz ishte shembull i asaj që nuk duhet të ndodh më.

"Shumë i keqardhur për ngjarjen kriminale të ndodhur mbrëme në Kamëz e cila i mori jetën kryefamiljarit Agim Buci dhe la të plagosur bashkëshorten e tij. Ngushëllimet e mia më të thella familjarëve dhe të afërmve.

E dënoj aktin e tyre me gjithë forcë dhe inkurajoj policinë të identifikojë dhe arrestojë autorët. Nuk mund të bëhet politikë me fakteqësinë e tjetrit, dhe fjala e kryetarit Basha sot në Kamëz ishte shembull i asaj që sduhet të ndodh më.

Jeta e marrë dhunshëm e një qytetari të zakonshëm me motiv grabitje kërkon që ne të solidarizohemi me të gjallët që lë pas dhe inkurajim për të luftuar krimin", tha Rakip Suli.

Një ngjarje e rëndë tronditi mbrëmjen e kaluar Kamzën, ku një tentativë grabitjeje në rrugën "OSBE" përfundoi me vrasje. Agim Buçi, 52 vjeç humbi jetën ndërsa gruaja e tij u plagos gjatë përleshjes me agresorët.

ME TE LEXUARAT