Vrasja e bosit të drogës në Tiranë, gjykata vendos për pesë të arrestuarit

Aktualitet

Te marten Gjykata e Krimeve të Rënda ka rivlerësuar masat e sigurisë për 5 të arrestuarit për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 Janarit.

Në burg deri në përfundim të hetimeve do të qëndrojnë greku Efthimio Efthimius që akuzohet si ekzekutori i Kasmit. Në burg do të qëndrojnë dhe Mario Meshini, Elton Halipaj, Elton Hoxhallari, Malvin Dinellari të dyshuar si bashkëpunëtorë në këtë vrasje.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dosja për vrasjen e Kasmit u transferua nga Gjykata e Tiranës tek Krimet e Rënda për shkak se Prokuroria e Tiranës provoi që personat e përfshirë në vrasje kishin krijuar grup të strukturuar kriminal.

Sipas hetimeve dyshohet se vrasja eshte kryer per shkak se Devi Kasmi merrej me tregtim lendesh te forta narkotike. Pas vrasjes ne banesen e tij policia gjeti gjate kontrollit sasi te medha kokaine.

ME TE LEXUARAT