Vrasja e 20-vjeçarit nga policia në Fier, Fatmir Xhafaj merr një falënderim të papritur

Aktualitet

Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj ishte sot në Fier ku u mbajt Forumi Qytetar për Sigurinë Publike. Ministrit iu drejtuan shumë pyetje që kishin të bënim me jetën e përditshme të qytetarëve, ku një prej tyre ishet ajo për sigurinë ushqimore.

“Jemi marrë shumë me luftën ndaj krimit të organizuar, me kanabisin dhe shumë çështje të tjera, por kemi qenë të pavëmendshëm, ose shumë pak të fokusuar me çështjen që lidhen me sigurinë ushqimore. Ky është një problem i ndjeshëm, e di shumë mirë për secilin ndaj jush, sepse edhe unë jetoj në këtë vend.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Dhe unë i marr ushqimet në këtë vend, aty ku i marrin edhe komshinjtë e mi dhe e di shumë mirë që ka jo pak probleme me cilësinë e tyre. Kjo është arsyeja që ne e kemi vendosur fort theksin tek kjo çështje.

Kemi orientuar strukturat e Krimit Ekonomik dhe në përgjithësi strukturat përkatëse në Policinë e Shtetit që të jenë shumë më të fokusuara tek këto problematika. E ritheksoj, nëse ka një gjë që ne nuk ndihemi mirë para jush, qytetarëve, është edhe kjo çështje”, tha Xhafaj.

Ministrit iu drejtua dhe një pyetje nga Minella Muçi, i cili para pak kohësh ishte pre e një tentative për grabitje. Në këtë ngjarje mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit me policinë, Xhuljan Sollaku, 20 vjeç dhe u plagos, Arben Muça, 37 vjeç. Pensionisti iu drejtua Xhafajt me fjalët se është ende gjallë falë ndërhyrjes së shpejtë të policisë.

ME TE LEXUARAT