LAJM I FUNDIT - Arrestohet në Kosovë vrasësi i Marjo Majollarit, fshihej me emër tjetër

Aktualitet

Arrestohet në Kosovë shtetasi Kastriot Gjuzi, person i shpallur në kërkim për vrasjen e Marjo Majollarit, ngjarje e ndodhur pak ditë më parë në Tiranë për motive hakmarrje.

Burime të policisë së shtetit, thanë se i kërkuari Kastriot Gjuzi është arrestuar në Kosovë ku kishte kaluar kufirin me emrin e ndryshuar Kastriot Gega.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Shtetasi Kastriot Gjuzi nuk u gjet në banesën e tij në Tiranë pak orë pas vrasjes së Marjo Majollarit, në zonën e Konistudios në Tiranë.

Ngjarja kishte si shkak hakmarrjen pasi babai i Marjo Majollarit, kishte vrarë Ismet Gjuzin në vitin 2000. Ismet Gjuzi ishte vëllai i Kastriot Gjuzit të arrestuar së fundi për vrasje./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT