Vjen në Shqipëri avioni i Guardia di Finanza, nis monitorimi për kanabisin

Guardia di Finanza ka nisur për të 8-in vit radhazi monitorimin nga ajri për të zbuluar nëse ka parcela me kanabis në Shqipëri. Report TV ka siguruar videon ekskluzive të mbërritjes së avionit të Guardia di Finanza në Aeroportin e Rinasit.

Ky avion do të monitorojë nga ajri pjesën më të madhe të territorit të Shqipërisë, në ato që mbahen si zona me risk për tu kultivuar kanabis. Bashkë me avionin e Guardia Di Finanza të pajisur me kamera speciale për filmime nga lartësi të mëdha, në Shqipëri kanë ardhur edhe disa oficerë të kësaj njësie, të cilët bashkë me Policinë Shqiptare do të monitorojnë nga ajri zonat e thella.

Kliko per me shume info

Në pamjet e siguruara nga Report TV dallohet edhe një furgon i Policisë Shqiptare, i cili pret në Rinas oficerët e Guardia di Finanza. Këtë vit Guardia Di Finanza do të monitorojë një hapësirë më të madhe të territorit shqiptarë si dhe do të ketë më shumë orë filmime nga ajri për zbuluar çdo parcelë me kanabis.

Në monitorim do të jetë të gjitha zonat ku 5 vitet e fundit është kultivuar kanabis, por edhe disa zona të thella, ku Policia e ka të vështirë ti vëzhgojë nga toka. Avioni i Guardia Di Finanza do të qëndrojë në Shqipëri për më shumë se 5 muaj, i cili nis monitorimet muajin prill dhe vijon gjatë gjithë verës, atëherë kur bima e kanabisit rritet dhe është me e thjeshtë për t’u dalluar nga ajri.

Një vit më parë avioni i Guardia di Finanza zbuloi 90 parcela me kanabis, ndërkohë që në vitin 2016 zbuloi 2086 parcela. Raporti i 2017-së i Guardia di Finanza, tregoi se ishte ulur në mënyrë drastike kultivimi i kanabisit në Shqipëri.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.