Vettingu/ 300 punonjës policie të larguar deri tani, vetëm 10% i kanë plotësuar letrat

Aktualitet

Kur duhet edhe 10 ditë nga dorëzimi i formularëve të vetëdeklarimit për vettingun në radhët e policisë, vetëm 10 % e tyre i kanë dorëzuar ato.  Sipas kreut të sindikatës së punonjëseve të policisë, pritet që të largohen edhe shumë punonjës të cilët kanë mbushur moshën 47 vjeç, pasi përfitojnë pensionin suplementar.

Sadedin Fishta, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë: “Deklarata mund të jetë 10% e efektivëve. Ne parashikojmë që deri më datën 30 të largohen me kërkesë të tyre deri 15% e punënonjsve. Pjesa më e madhe me moshë mbi 47 vjeç që përfitojnë pensionin suplementar”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

 

Është përgjegjësi e shtetit theksoi Fishta, rasti i flijimit të punonjësit të policisë së Fierit brenda ambienteve të shërbimit.

Sadedin Fishta, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë: “Vetingu është pjesë që e ka çuar në ekstrem gjendjen e tij psikologjike. Kjo është përgjegjësi kolektive e institucionit, shtetit e jona që ne duhet t’i trajtojmë punonjësit e policisë me dinjitet”.

Aktualisht janë larguar nga radhët e policisë rreth 300 efektivë, ku Tirana mban numrin më të lartë me 70 të dorëhequr.

Sadedin Fishta, Kreu i Sindikatës së Punonjësve të Policisë: “300 punonjës policie që të largohen vetë, në qarkun e Shkodrës janë 20 numri i personave që kanë bërë kërkesë në Tiranë 75, në qarqet e tjera sidomos në Jug ka edhe më tepër”.

ABC News u interesua pranë Ministrisë së Brendshme lidhur me këtë pretendim të sindikatës, por përgjigja zyrtare ishte se pas datës 5 maj do të ketë edhe shifra të detajuar se sa efektiv nuk pranuan të jenë pjesë e vetingut.

ME TE LEXUARAT