Vdes në rrethana misterioze, bie nga kati i pestë gazetari investigativ rus

Një gazetar investigativ rusk a vdekur në rethana misterioze pasi ra nga apartamenti në katin e pestë të një godine.

Maxim Borodin, i cili së fundmi kishte publikuar një artikull për vdekjen e mercenarëve në Siri, u gjet nga fqinjët në gjendje të rëndë për jetën.

Kliko per me shume info

Ai u transportua në spital ku ndërroi jetë disa çaste më pas. Në apartamentin e tij nuk u gjet asnjë letër vetëvrasje ndërsa zyrtarët lokalë hedhin poshtë mundësinë që gazetari të jetë vrarë.

LEXO EDHE:  FOTO/ Njihuni me 5 femrat më të fuqishme të botës dhe pasuritë e tyre marramendëse

Por shoku i tij i afërt ka thënë se vetëm një ditë para ngjarjes së rëndë, banesa e Borodin ishte e rrethuar nga “njerëz të sigurisë”.

Vyacheslav Bashkov e përshkruan Borodin si një gazetar të ndershëm dhe parimor. Bashkov thotë se Borodin e kontaktoi atë ditë në orën 5 të mëngjesit dhe i tha se kishte parë një person të armatosur në ballkonin e tij ndërsa shkallët e pallatit ishin të mbushura me njerëz me maska e të kamufluar.

LEXO EDHE:  Vrau gazetaren suedeze, burg përjetë shpikësit danez

Borodin kishte shrkuar së fundmi për mercenarët rusë që luftojnë në Siri, të njohur si “Wagner Grup”. Dhjetra mercenarë rusë që luftojnë krah forcave pro-qeveritare besohet se janë vrarë gjatë përplasjes me rebelët.

Këtë lajm e bëri me dije kreu në ikje i CIA-s, Mike Pompeo dhe u konfirmua më pas nga autoritetet ruse.

Kliko per me shume info

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here