Vdekja e mistershme e dj të njohur Avicii, reagon përfaqesuesi i tij

Showbiz

DJ i njohur Avicii ka ndërruar jetë në moshën 28-vjeçare në Oman.

Përfaqësuesi i tij tha në një deklaratë: "Me dhimbje të thellë njoftojmë humbjen e Tim Bergling, i njohur edhe si Avicii”.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

"Familja e tij është e shkatërruar dhe ne i kërkojmë të gjithëve që të tregojnë respekt për privatësinë e tyre në këtë kohë të vështirë. Asnjë deklaratë e mëtejshme nuk do jepet”, shtohet në njoftim, pa bërë të ditur rrethanat e ndarjes nga jeta të DJ Avicii.

Avicii është autor i disa hiteve botërore si “Ëake me Up”, “Hey Brother”, “Ëaiting For Love“, etj. Suedezi, i njohur ndërkombëtarisht, ka pasur bashkëpunime me këngëtarë të njohur si Madonna, Coldplay, etj.

ME TE LEXUARAT