Vajza e Michael Jackson alarmon familjarët: “Desh vdiqa”

Showbiz

Ajo njihet për karakterin e saj të drejtpërdrejtë, por sjellja e saj e radhës sapo tejkaloi limitet.

Paris Jackson tërhoqi vëmendjen e medias para pak kohësh kur u zbulua se kishte nisur një marrëdhënie me modelen Cara Delevigne.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Tani gjatë një udhëtimi në Paris, ajo u ngjit në tarracën e një ndërtese të lartë dhe eci në skaj të saj duke rrezikuar disa herë, por kjo gjë nuk e ka shqetësuar aspak.

Familjarët e saj pasi panë video-n e postuar në ‘Instagram’ janë alarmuar, duke u frikësuar shumë për 20-vjeçaren, e cila në videon e publikuar shkroi: “Desh vdiqa”.

Burime pranë familjes kanë bërë me dije, se dyshojnë për shëndetin mendor të Paris, e cila është vajza e legjendës së muzikës, Michael Jackson.

Kujtojmë se në një intervistë në 2017, ajo është shprehur se e kanë përdhunuar në moshën 14-vjeçare dhe që prej asaj periudhe ajo kaloi në depresion, duke tentuar disa herë të vrasë veten.

ME TE LEXUARAT