Urdhër arresti për Llallën bën xhiron e medias, flet avokati: Jam i habitur që…

Prej ditësh flitet për arrestimin e ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Adriatik Llalla. Ka pasur nga ato media qe e kane bere fakt te kryer arrestimin e Llalles, madje kane thene se eshte ceshtje ditesh. Por avokati i tij habit me deklaratën duke thënë: “Mbi ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla nuk ka asnjë procedim penal të regjistruar në asnjë nga Prokuroritë e Republikës”.

Këtë e ka bërë të ditur vetë avokati i Llallës, Sokol Hazizaj. I pyetur nga “tesheshi” mbi lajmet e përhapura në lidhje me një urdhër arresti të mundshëm ndaj ish-Prokurorit të Përgjithshëm, Hazizaj tha se “unë nuk di ç’të them për lajmet që dalin.

Kliko per me shume info

Si përfaqësues ligjor i z. Llalla mund të deklaroj qartësisht se nuk është regjistruar asnjë procedim qoftë penal qoftë jo penal ndaj tij”.

Për dy ditë me radhë media shqiptare është mbytur me frenezi lajmesh duke patur si referim burime, por asnjë citim zyrtar.

Deklarimi i Sokol Hazizajt është deklarimi i parë zyrtar i përfaqësuesit ligjor të ish-Kryeprokurorit.

Hazizaj është një nga juristët më të njohur në vend. Për një kohë ka qenë ligjvënës, më pas ka punuar si zv.ministër i Drejtësisë, për të kaluar në katedrën e Universitetit të Tiranës, si profesor i së drejtës.

Hazizaj, prej disa vitesh tashmë ka kaluar në profesionin e lirë të avokatit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.