U përleshën me armë e thika, ja për sa para u vra 52-vjeçari nga grabitësit në Kamzë

Aktualitet

Rrëqethëse janë dëshmitë e fqinjëve të babait të katër fëmijëve në Kamzë i cili u vra nga grabitësit me maska.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Fqinjët e 53-vjeçarit, Agim Buci që mbeti i vdekur, kanë deklaruar se ai ishte një njeri model dhe nuk kishte probleme.

Grabitësit e vranë atë pas një përleshje për vetëm 300 mijë lëke të vjetra.

Agimi kishte në pronësi një minimarket të vogël dhe në dyqan kishte vetëm xhiron ditore.

Nën kërcënimin e armës grabitësit kanë kërkuar paratë, por 52-vjecari ka refuzuar. Ai është përleshur me grabitësin por ai e ka qëlluar në gjoks me armë.

Nga ana tjetër, bashkëshortja e tij, Merita ka sulmuar agresorët me thikë të cilën e kishte në dyqan por edhe atë e qëlluan me plumb në këmbë.

E gjithë skena e frikshme për vetëm 300 mijë lek të vjetra ka ndodhur në sy të fëmijës 6-vjeçar. /albeu.com/

ME TE LEXUARAT